Jemi në një mision për të krijuar një bankë që vendos komunitetin në qendër - me shërbim më të mirë, politika më të drejta dhe një përkushtim për të investuar në arsim.
Është një bankë me mision për t’i shërbyer komunitetit tonë dhe për të perdorur një pjesë të profitit për të financuar çdo vitë shkollimin e nxënsave më të mirë në Universitetet më prestigjioze në SHBA dhe EU. Kosova meriton më shumë. Përderisa ekziston banka do mbështet programet arsimore që u ofrojnë liderëve të ardhshëm të Kosovës mjetet që u nevojiten për të promovuar prosperitetin e ardhshëm të vendit.
Ne do ta ndërtojmë vetëm nëse ju, qytetarët e Kosovës, na tregoni se ka nevojë.
Kjo nuk është thjesht një bankë – është një mundësi për të krijuar një sistem të ndershëm dhe të qëndrueshëm që beson tek njerëzit e këtij vendi. Me mbështetjen tuaj, do të dëshmojmë se një bankë e drejtë, transparente dhe e përkushtuar ndaj komunitetit mund të ketë sukses.
Pa mbështetjen tuaj, ky projekt nuk do të ndodhë. Nëse mendoni se Kosova meriton një bankë më të mirë, na tregoni.
Bankat e huaja shpesh justifikojnë interesin e lartë dhe tarifa duke thënë se Kosova është një treg ‘me rrezik të lartë’. Ne nuk pajtohem. Ne besojmë në integritetin dhe potencialin e popullit tonë. Kjo është arsyeja pse banka do të ndërtohet tërësisht për ju - nga dikush që beson në të ardhmen e Kosovës. Ky projekt do të ecë përpara vetëm nëse ju e përkrahni. Zëri juaj do të na udhëheqë, dhe vendimi juaj për të përdorur këtë bankë do të përcaktojë suksesin e saj.
1% e fitimit do të shkojë për të financuar arsimin në Kosovë. Sepse kur komuniteti ynë prosperon, ne të gjithë prosperojmë.
"Unë besoj në Kosovë. Unë besoj në popullin tonë. Dhe jam i gatshëm të vë bast në integritetin e komunitetit tonë për të ndërtuar një bankë që na shërben të gjithëve." - Gazmend Gjonbalaj
Credits for Wikipedia images
Ethnographic Museum in Prishtina by Bujar Imer Gashi, licensed under CC BY-SA 3.0.
Mother Teresa Cathedral3 by Arianit, licensed under CC BY-SA 4.0.
NEWBORN Monument by Karrota, licensed under CC BY-SA 3.0.